Princi Charles rikthehet në Kosovë

23/02/2016 00:00

Ambasada britanike në Prishtinë publikon detajet e vizitës së Princit Charles në Kosovë. Në vizitën e tij pas 17 vjetësh, princi do të pritet nga presidentja Jahjaga. Princi mbërrin në Kosovë në 18 mars i shoqëruar nga bashkëshortja, Camila.

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Kornuellit do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016 njofton ambasada. 

Në Kosovë, axhenda e tyre përfshin një ceremoni ku do të vendosin kurora me lule për të pagjeturit e luftës në Kosovë pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja thuhet në  njoftimin e ambasadës.

Princi do të vizitojë edhe Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Po ashtu do të nderojë edhe personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë me një ceremony në selinë eKDOR-it.  Vizita parashikon edhe një vizitë të Dukeshës së Kornuellit në Fushë-Kosovë  me fokus te integrimi i grupet e margjinalizuara në shoqëri.

Princi vjen për herë të tetë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosovën e viziton për herë të parë që nga shtatori i vitit 1999.

Top Channel