I pangopuri që ha 4 hamburgera përnjëherësh (Video)

22/02/2016 00:00

“Furious Pete”, që në shqip do të thotë Piti i Tërbuar, është një 30-vjeçar nga Kanadaja që në kanalin e tij në Youtube poston video ku tregon se si mund të bëjë gjëra të pamundura kur vjen puna për të ngrënë.

Në një nga videot e tij më të klikuara ai premton se do të fusë në gojë 4 hamburgera në të njëjtën kohë dhe do i gëlltisë pa pasur nevojë për t’i shtyrë me asnjë lloj lëngu.

Në videon e gjatë më shumë se 4 minuta ai shikohet duke “shqyer” gojën dhe duke ia arritur qëllimit në mënyrë të pabesueshme.

Top Channel