Prezantohet McLaren-i i shpresës

21/02/2016 00:00

Pas një viti të dështuar, McLaren-i pretendon që të rikthehet në maja me makinën e saj të re MP4-31.

Njëvendëshja e re e McLaren-it është prezantuar të dielën, në prag të testeve të Barcelonës. Fernando Alonso dhe Jenson Button shpresojnë që teknikët e Hondës të kenë zgjidhur problemet e vitit 2015 në mënyrë që të mund të luftojnë për vendet e para të klasifikimit.

Nëpërmjet një videoje në faqen zyrtare, skuadra McLaren ka prezantuar makinën e re për sezonin 2016-të. Makina e re që mban emrin MP4-31 pritet të jetë një revolucion krahasuar me atë të një viti më parë që u kuptua shumë shpejt që ishte një dështim. Nga mesi i vitit 2015 filloi puna për këtë makinë. Fernando Alonso do të jetë piloti i parë që do ta testojë këtë makinë ditën e martë në pistën e Barcelonës.

“Nisja e një sezoni të ri nënkupton një ndjenjë të veçantë. Mezi po pres të fillojnë garat”, tha Alonso.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel