Kylie Minogue me të fejuarin 19 vjet më të ri

20/02/2016 00:00

Kylie Minogue dhe i dashuri i saj shumë vite më i ri, Joshua Sasse kanë konfirmuar fejesën e tyre pas shumë thashethemeve.

Këngëtarja 47-vjeçare, dhe 28-vjeçari Sasse kanë bërë publik zyrtarisht fejesën e tyre në Daily Telegraph.

Joshua duket se e ka konfirmuar më herët fejesën , pasi i është referuar Kylie si “e fejuara” gjatë festës së çmimeve NME të mërkurën, ku këngëtarja ishte krenare teksa tregonte unazën me një diamant të madh.

Lajmërimi i shkurtër në gazetë lexonte: “ Z. J.S. von Sasse dhe zonjusha K.A. Minogue. Fejesa është deklaruar mes Joshua, djalit të vogël të Dominic Sasse dhe Mary Heale, nga Herefordshire, dhe Kylie, vajzës së madhe të Ronald dhe Carol Minogue, nga Melborne, Australi”.

Top Channel