Chelsea, letër Mourinhos: Faleminderit!

20/02/2016 00:00

Chelsea i ka dërguar Jose Mourinhos nga një kopje të dy trofeve të fituar sezonin e kaluar, atë të Premier Leagues dhe Capital One Cup, si përpjekje për të rregullaur raportet me ish-trajnerin.

Gjatë kësaj jave. drejtori i klubit Bruce Buck, i dërgoi një letër Jose Mourinhos duke e falenderuar portugezin për punën e tij në drejtimin e skuadrës dhe duke ia bërë të qartë se do të ishte i mirëpritur sërish në “Stamford Bridge”.

Mou pritet që të marrë drejtimin e Manchester United në fund të këtij sezoni dhe pritet që të rikthehet sërish në Londrën veriore, por kësaj radhe si kundërshtar.

“Speciali” u shkarkua për të dytën herë më 17 dhjetor, duke lënë skuadrën në vendin e 16 në klasifikim. Vendimi për shkarkim erdhi vetëm 7 muaj pasi Mou festoi titullin kampion në Londër.

Nga një kopje e trofeve të fituar sezonin e kaluar iu është dërguar edhe të gjithë lojtarëve të skuadrës së parë, stafit teknik dhe punonjësve të tjerë të cilët kontribuan në sukseset e sezonit 2014-2015.

Top Channel