Një ananas si Paris Hilton

19/02/2016 00:00

Ajo nuk është pjesëmarrëse e edicionit të ri të Sports Illustrated Swimsuit Issue, por Paris Hilton shpreson të rivalizojë supermodelet duke treguar trupin e saj me një palë trupore rozë.

Trashëgimtarja e hoteleve luksoze ka postuar më herët në Instagram foto gjysëm e zhveshur teksa festonte ditëlindjen e saj të 35-të në një vend top sekret.

Ajo duket mjaft e dobët me truporet rozë dhe me një motiv ananasi në mes të tyre. Ish shoqja më e mirë e Kim Kardashian ka qënë me pushime me të dashurin e saj, biznesmenin milioner, Thomas Gross me të cilin bukuroshja shoqërohet prej një viti, si një trajim i veçantë për ditëlindje.

Duke folur për këtë udhëtim surprizë, Paris ka folur për E! News për lumturinë e saj pasi gjeti dashurinë me Thomas. “Thjesht ndjehem sikur jam në një tjetër vend në jetën time. Tani jetoj në Zvicër. Jam e dashuruar. Më në fund ndihem vetvetja”, ka thënë Paris.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel