Kupa, Laçi kalon në gjysmëfinale

17/02/2016 00:00

Laçi i bashkohet Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut në mesin e katër skuadrave më të mira të cilat vazhdojnë luftën për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Partizani nuk arriti të përmbysë humbjen 2-0 që pësoi në ndeshjen e parë, duke bërë që fitorja në “Qemal Stafa” 1-0 të mos vlejë asgjë dhe t’i japë të drejtë kurbinasve të vazhdojnë më tej.

Skuadra kryeqytetase dominoi në fushën e lojës duke rrezikuar në shumë raste portën e Laçit, por rrjetën arritën ta gjenin vetëm një herë dhe atë me Xhevahir Sukajn.

Eliminimi nga Kupa mund të lërë Partizanin me zero trofe këtë sezon, pasi edhe në kampionat Skënderbeu ka fillur shkëputjen.

Ndërkohë, ditët e ardhshme shorti do të vendosë dhe gjysëmfinalet e këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilës do të luhen me 6 dhe 20 prill.

Top Channel