Arrestohet Frashër Krasniqi, VV: Tentativë për të ndaluar protestën e 17 shkurtit

15/02/2016 00:00

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi është arrestuar nga Policia e Prishtinës rreth ores 17:00.

Ka qenë vet VV, që me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur lajmin, e sipas tyre Krasniqi është arrestuar nga policë civilë, menjëherë pasi ka dalë nga një televizion, ku ishte i ftuar të fliste mbi protestën, që do të zhvillohet ditën e mërkurë.

Për VV, kjo masë arresti nuk është asgjë tjetër, veçse një tentativë për të ndaluar  tubimin opozitar të 17 shkurtit, por që sipas tyre nuk ka efekt, pasi protesta do të jetë madhështore.

Zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës, të kontaktuar nga Top Channel ende nuk kanë konfirmuar arrestimin e Frashër Krasniqit. Zyrtarja Florie Ahmeti tha përmes telefonit se, janë në pritje të një konfirmimi zyrtar lidhur me arrestimin e personit në fjalë.

Top Channel