Ja pse Haily u zgjodh për kopertinën e “Sports…”

15/02/2016 00:00

Ajo është njëra nga tre modelet e zgjedhura për kopertinën e “Sports Illustrated” dhe Hailey Clauson ka treguar se e meritonte të jetë aty kur u shfaq me bikini në plazhin e Miamit.

Modelja 20-vjeçare kaloi dtën e të dashuruarve nën rrezet e diellit bashkë me dashurinë e jetës së saj, siç e ka cilësuar më parë, Julian Herreran.

Hailey kishte veshur një palë bikini të verdha dhe dukej se po e shijonte shumë relaksin, pasi vetëm 24 orë më parë ajo ishte në New York bashkë me Ronda Rousey dhe Ashley Graham në prezantimin e kopertinës së “Sports…”.

Hailey ka bërë një ngritje të shpejtë në karrierë pasi deri më tani ka qenë imazh i “Gucci”, “Topshop”, “Jill Stuart” si dhe ka qenë në kopertinën e “Vogue Italia”, “Vogue Japan” dhe “Elle”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel