Adele “ndrit” në kopertinën e “Vogue”

14/02/2016 00:00

Adele ka shkëlqyer për kopertinën e fundit të revistës “Vogue”, në disa poza për fotografen Annie Leibvitz.

Stilisti Tonne Goodman ka veshur këngëtaren 27-vjeçare me firmat e famshme si Burberry, Dior, Alexander McQueen dhe Gucci.

Adele ka treguar se vazhdon ende të ketë neps për çdo ushqim, por ndërkohë ia ka dalë mbanë të transformojë fizikun e saj duke mbajtur dieta, duke bërë palestër si edhe duke lënë cigaren. Por këngëtarja, e cila ka humbur shumë në peshë, tregon se tani ka probleme me garderobën e saj.

“Isha mësuar të pija një shishe verë në ditë, ndërsa tani kam hequr thuajse fare dorë nga alkooli. Aktualisht, më pëlqen vetja ime më shumë se asnjëherë më parë. Ndihem shumë rehat me format e reja”, ka thënë këngëtarja e hitit “Hello”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel