Marco Reus konfirmon lidhjen me modelen

12/02/2016 00:00

Më parë është folur për një lidhje mes tyre që prej fundit të vitit të kalaur, por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi. Futbollisti i Dortmund, Marco Reus dhe modelja 22-vjeçare Scarlett Gartmann kanë nisur një lidhje dashurie.

Marrëdhënia e tyre është konfirmuar nga lojtari i kombëtares gjermane për gazetën “Bild”. “Është e vërtetë. Scarlett dhe unë jemi së bashku”, ka thënë Reus.

22-vjeçarja është nën kontratë me agjencinë e modës “MGM”, e cila e ka qendrën në Dusseldorf, jo shumë larg nga Dortmundi ku qëndron lojtari.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel