Një tjetër aktore i bashkohet “50 Shades of Grey”

07/02/2016 00:00

Aktorja australiane Bella Heathcote do të jetë kundër Jamie Dornan në serinë e ardhshme të “Fifty Shades of Grey”, që titullohet “Fifty Shades Darker”. 28-vjeçarja do të luajë rolin e Leila Williams.

“Deadline Hollywood” ka konfirmuar se Bella do të interpretojë ish të dashurën e Christian Grey. Bella, e cila arriti kulmin e suksesit me rolin e saj në komedinë “Dark Shadows” në 2012, do i bashkohet kastit të tjerë të aktorëve, përfshi edhe fituesen e çmimit Oscar, Kim Basinger.

Së fundmi, Kim u konfirmua se do të luante rolin e Elena Lincoln, femra e cila i prezantoi 15-vjeçarit Christian Grey botën e egër të seksit.

Top Channel