Khloe Kardashian, nudo në pishinë

07/02/2016 00:00

Khloe Kardashian nuk i la aspak vend imagjinatës ditën e shtunë, kur postoi disa foto ku pozonte krejtësisht nudo.

31-vjeçarja i ndau këto foto me ndjekësit e saj në Twitter dhe mendohet se janë foto të gushtit të kaluar, gjatë pushimeve të saj në St Barths.

Khloe shihet duke mbuluar gjoksin me duar në dy fotot e saj në pishinë.

Disa javë më parë, Khloe Kardashian akuzoi motrën më të vogël, Kylie Jenner se po kopjon stilin e saj.

Në klipin e episodit më të ri të reality shoë “Keeping up with the Kardashians”, 31-vjeçarja i thotë disa fjalë motrës.

“S’ka problem, Kylie, gjithçka në rregull. Bëre flokët bjonde pasi i bëra unë, pastaj kishe të njëjtin kostum banjoje siç e kisha unë”, thotë Khloe.

“Të gjithë mendojnë se po të kopjoj ty, por s’ka problem”, i drejtohet sërish Khloe 18-vjeçares, e cila deri më sot nuk ka pozuar ende krejtësisht nudo.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel