Lewis Hamilton mund të fitojë para’ si pilot i Mercedes, por tre herë kampioni i botës duket se ka një dobësi për makinat e Ferrarit.

31-vjeçari arriti në një restorant në Beverly Hills me një makinë Ferrari që kushton jo më pak se 1.1 milionë paund.

Piloti britanik që në shumë raste është kritikuar për stilin e jetesës, ishte kujdesur që të dukej si një kaubojs, me kapele, këmishë dhe xhinse.

Fakti që zgjodhi të parkonte makinën LaFerrari përpara restorantit bëri që të tërhiqte vëmendje dhe të gjithë të shikonin atë ose… makinën.

Sidoqoftë, makina e tij, falë supermotorit që ka mund të arrijë deri në 350 kilometra për orë. Ferrari ka prodhuar vetëm 500 makina të tilla, ndërsa e Hamilton është shumë e veçantë për shkak të disa kërkesave personale të pilotit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel