Justin Bieber publikon këngën e tij të re
19/01/2016 00:00
Albumi i ri i Justin Bieber me titull “Purpose” është cilësuar si një ndër albumet e preferuara për vitin 2015. Ndërkohë që vazhdon të kryesojë klasifikimet muzikore me tre këngët e tij të reja (“Sorry”, “What Do You Mean” dhe “Love Yourself”), Justin ka publikuar një tjetër projekt muzikor.
“I’ll Be There” titullohet kënga e tij e re, e cila është pjesë e albumit të tij të suksesshëm “Purpose”, turneu i të cilit pritet të nisë së shpejti.
Kënga, e cila është shfaqur në kanalin e Youtube të Bieber, nuk është e shoqëruar me videoklip.
Edhe pse ka pak ditë që është publikuar, ajo ka rezultuar tepër e suksesshme.
Top Channel