“Benjamin Franklin”, anija më e madhe e ankoruar ndonjëherë në SHBA

03/01/2016 00:00

Anija “Benjamin Franklin” ishte nisur nga Kina në fillim të dhjetorit dhe u ankoruar në Portin e Oakland, Los Anxhelos, në prag të vitit 2016, duke u bërë edhe anija më e madhe e ankoruar ndonjëherë në portet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky është një moment historik jo vetëm për portin, por edhe për tregtinë e SHBA-ve”, tha John Driscoll, drejtori i portit.

Anija është gati 500 metra e gjatë; është më e madhe se ndërtesa e “Empire State”. Ajo mund të mbajë deri në 18 mijë kontejnerë. Më parë, anija më e madhe që ishte ankoruar në portet e SHBA-ve mund të mbante deri në 14 mijë kontejnerë.

Porti i Oakland u rinovua gjatë vitit që lamë pas pikërisht për të mundësuar ankorimin e anijeve të tilla të mëdha. Së fundmi ishte shtuar thellësia pranë portit, si dhe ishin vendosur vinça të mëdha.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel