Luca Zidane si i ati, godet me kokë kundërshtarin

01/12/2015 16:30

Të gjithë e kanë ende në mendje skenën kur Zinedine Zidane godet fort me kokë Marco Materazzin në finalen e Botërorit të vitit 2006, mes Francës dhe Italisë.

Mesa duket, ky ves i ish-kapitenit të skuadrës transalpine është trashëguar në familje te një prej djemve të tij.

Bëhet fjalë për Luca Zidane, i cili është pjesë e skuadrës së të rinjve të Realit të Madridit në rolin e portierit. Luca Zidane pati një përplasje me një prej kundërshtarëve të tij në derbin me Atletico Madrid, duke imituar në një farë mënyre gjestin e të atit me italianin Materazzi.

Top Channel