Lojtari urinon gjatë ndeshjes, ekipi i tij shënon!

19/11/2015 00:00

Edhe pse e la ekipin e tij për pak momente me një lojtar më pak, duket se veprimi i këtij lojtari ka qenë fatsjellës për këtë skuadër që militon në ligat inferiore të futbollit në Belgjikë.

Philippe Janssens nuk ka rezistuar deri në përfundim të ndeshjes dhe pse në stadium ndodheshin me qindra tifozë, ai ka kaluar vijën fundore të fushës dhe ka urinuar pa asnjë siklet.

Më e bukura ndodh pikërisht në këtë moment. Skuadra e tij edhe pse me një lojtar më pak, arrin të shënojë.

Sipas mediave belge, mësohet se Philippe Janssens pritet të gjobitet për veprimin e tij.

Top Channel