F1, Alonso: Në Monza do ta kemi të vështirë
01/09/2015 00:00
Fernando Alonso po bëhet gati për Çmimin e Madh të Italisë, një nga garat e tij të preferuara, edhe pse e ka të qartë se fitorja në pistën e Monzës është e pamundur për të dhe McLaren-in e tij.
“Çmimi i Madh i Italisë është një nga garat më të preferuara të kalendarit. Monza është një pistë e veçantë dhe tifozët italianë janë të veçantë. Për fat të keq, do të jetë një garë e vështirë për ne, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha ish-piloti i Ferrarit.
Alonso ka fituar dy herë në Çmimin e Madh të Italisë (2007 dhe 2010), por e di mirë se këtë vit nuk do të mund ta arrijë fitoren e tretë.
“Do të jetë e vështirë shumë kjo garë, por do të mundohemi të mësojmë për të ardhmen”, tha piloti i McLaren-Honda.
Top Channel