Juventus, ofertë zyrtare për yllin e Lacios; interes edhe për Gotze e Draxle

17/07/2015 00:00

Largimi i Vidal për tek Bajerni i ka bërë drejtuesit e Juventusit të lëvizin menjëherë në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij ideal.

Pas interesit të shfaqur për Gotze dhe Draxler gjatë ditës së enjte, oferta zyrtare i është bërë Lacios për brazilianin Anderson.

Sipas mediave italiane, “Zonja e vjetër” i ka ofruar klubit, që ka si drejtor sportiv Igli Taren, plotë 25 milinë euro dhe mbrojtësin kilian Mauricio Isla.

Nuk ka pasur një përgjigje të menjëhershme të kryeqytetasve, por sipas mediave italiane kjo ofertë pritet të pranohet nga Lacio, e cila kërkon të krijojë buxhet për të bërë të tjera blerja para pjesëmarrjes në Champions.

Top Channel