Bouhanni braktis Turin e Francës pas një tjetër rrëzimi
08/07/2015 00:00
Nacer Bouhanni, çiklisti më i mirë i skuadrës Cofidis, u përfshi në një rrëzim në kilometrin e dymbëdhjetë të etapës së pestë të Turit të Francës dhe dëmtimet e marra e detyruan që të braktisë kompeticionin.
Sprintieri francez u dërgua menjëherë në spital me ambulancë pas rrëzimit. Fatmirësisht, vizitat e para mjekësore treguan që nuk ka pësuar asnjë frakturë nga aksidenti.
Nga rrëzimi në etapën e pestë pësuan dëmtime edhe dy çiklistët spanjollë të skuadrës Cofidis: Mate dhe Dani Navarro.
Ndryshe nga ai i etapës së tretë, ky rrëzim nuk përfshiu shumë çiklistë dhe nuk e neutralizoi garën.
Top Channel