Ronaldo: Jam shumë i lumtur te Reali

28/06/2015 00:00

Cristiano Ronaldo nuk kishte folur për mediat që nga muaji shkurt, pas ndeshjes mes Realit dhe Schalkes për Champions League, por tashmë sulmuesi i Real Madrid vendosi të thyejë heshtjen e gjatë, duke dhënë një intervistë për portugezen ‘A Bola’, me synimin e qartë për të përgënjeshtruar zërat e merkatos.

“Nuk kam folur kurrë me shtypin në muajt e fundit. Këtë herë po bëj një përjashtim, pasi dua të nënvizoj se lajmet që flasin për një konflikt mes meje dhe Realit janë absolutisht të pavërteta”, tha Cristiano Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur që luaj për klubin më të madh në botë dhe në të njëjtën kohë kam besim se do të kemi një sezon me shumë suksese”, shtoi golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.

Sulmuesi portugez foli edhe në lidhje me zërat e japin si të përkeqësuar raportin mes tij dhe drejtuesve të Realit: “Jam bezdisur shumë nga lajmet që kam lexuar. Po flas pikërisht që t’i bëj gjërat e qarta. Unë jam shumë mirë te Reali”.

Top Channel