Beckenbauer: Barcelona është favorite
24/04/2015 00:00
Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, mendon se Barcelona është favorite në gjysmëfinalen e Champions League ndaj skuadrës së tij.
“Për mua, Barcelona është favorite në këtë përballje. Nuk është se Bayern nuk ka shanse, por thjesht nuk jemi favoritë”, tha legjenda e futbollit gjerman pas hedhjes së shortit.
Ndërkohë, drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer, ka mendim tjetër. Ai thotë se mundësitë janë të barabarta për të dyja ekipet.
“Mendoj se shanset janë 50-50. Janë dy skuadra me sulme të jashtëzakonshme dhe me lojtarë fantastikë. Kthimi i Guardiolës në Barcelonë? Nuk janë trajnerët ata që zbresin në fushë”, tha Sammer.
Top Channel