Fitore minimale për Barcelonën ndaj Atletico Madrid, vendos Messi

22/01/2015 00:00

Barcelona mori një fitore minimale 1-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen që u luajt mbrëmjen e së mërkurës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

Lionel Messi ishte autor i golit të vetëm të ndeshjes në minutën e 85. Argjentinasi ekzekutoi një 11 metërsh, i cili u prit jo mirë nga portieri në fillim dhe për herë të dytë Messi e dërgoi në rrjetën e Atletico-s.  

Të gjithë prisnin një Barcelona-Atletico po aq të zjarrtë sa në kampionat, por në fakt sfida rezultoi krejt e kundërta, duke konfirmuar deri diku deklaratat e trajnerit Simeone përpara sfidës, se çdo minutë do të kishte vlerë për ndeshjen e kthimit.

Tashmë katalanasit shkojnë në “Vicente Calderon” me epërsinë e një goli, por do të kenë kundër një stadium të zjarrtë që mbështet nga minutat e parë deri në të fundit ekipin e tij dhe për këtë arsye kualifikimi është krejtësisht i hapur.

Top Channel