Kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i Kombëtares shqiptare duke folur për Supersport ka thënë se incidentet në stadiumin e Beogradit ishin krejtësisht të papranueshme.
“Përveç tifozëve që u futën në fushën e lojës lojtarët tanë janë goditur edhe nga stafi i stadiumit. Disa prej djemve kanë pësuar lëndime në fytyrë. Ishte e pamundur që takimi të vazhdonte më tej”, ka thënë Lorik Cana.
Kapiteni i kombëtares sonë është shprehur se përfaqësues të UEFA-s kanë kontaktuar me drejtuesit shqiptarë, duke kërkuar të dinin gjendjen e lojtarë.
“UEFA, për të vendosur mbi vazhdimësinë e ndeshjes, erdhi dhe kërkoi informacione në palën tonë mbi gjendjen fizike të lojtarëve. Por ishte e qartë që ne nuk ishim në gjendje për të vazhduar më tej”, tha Cana.
Në të fund të fjalës së tij Cana ka veçuar nga lojtarët serb, kapitenin e tyre, të cilin shqiptari e ka cilësuar si një shembull për të tjerët.
Atmosferën në kryeqytetin serb e komentoi edhe portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, i cili e cilësoi ata si një gjendje lufte. Ndërsa Bekim Bala tha se shqiptarët nuk i tremben askujt.
Top Channel