“Bianchi? Ishte vetëm fat i keq”

08/10/2014 00:00

Pasi ka kërkuar nisjen e një hetimi të pavarur, Bernie Ecclestone ka deklaruar se aksidenti i rëndë që pësoi Jules Bianchi në Cmimin e Madh të Japonisë ishte vetëm faj i fatit të keq.

“Kemi të bëjmë me fat të keq. Nëse do e dinim me saktësi se kur do të niste stuhia, gjithçka do të ishte më e lehtë, por askush nuk e dinte. Sipas parashikimeve, moti mund të ishte edhe më i keq”, tha padroni i Formulës 1.

Piloti i Marussias, Jules Bianchi vazhdon të qëndrojë në spitalin e Jokaiçit në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ai ka pësuar dëmtime të rënda në tru dhe duket se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.

Top Channel