“Rio 2016″ në rrugën e duhur

02/10/2014 00:00

Pas Kampionatit Botëror të futbollit të zhvilluar këtë vit, Brazili do të jetë vend organizator për një tjetër ngjarje të rëndësishme në sport, pasi do të pres Olimpiadën në vitin 2016.

Përfaqësues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kanë inspektuar ecurinë e punimeve dhe janë shprehur të kënaqur me progresin e bërë në Rio de Janeiro.

Më pak se 6 muaj më parë, një zyrtar i Komitetit Olimpik kritikoi ashpër organizatorët të cilët po merren me përgatitjet në Rio, duke e cilësuar ecurinë e punimeve, atëherë, si më të keqen në të gjithë historinë për parapërgatitjen e lojërave olimpike.

Pas inspektimeve të ditëve të fundit, Nawal El Moutawakel, zyrtare e IOC, ka thënë se “ndërtimi i të gjitha objekteve që do t’i shërbejnë mbajtjes së olimpiadës janë në rrugën e duhur”.

“Unë mendoj që Rio do të ketë një transformim të plotë. Lojërat do të kenë një ndikim të madh mbi popullatën në të gjithë vendin”, shtoi El Moutawakel.
 

Top Channel