Ibra: Jam biri i Zotit!

18/09/2014 00:00

Zlatan Ibrahimoviç tha me shaka se është “djali i Zotit”, ashtu siç shkruante një parrullë e tifozëve të Ajaxit që i ishte drejtuar sulmuesit të PSG-së, i cili rikthehej në “Amsterdam Arena” 12 vjet pas largimit të tij nga Holanda.

“Ajo parrullë ishte për mua, nuk ishte për Maxwell ose Van Der Wiel”, tha suedezi duke qeshur pas barazimit 1-1 mes kampionëve të Holandës dhe atyre të Francës.

“Ishte diçka speciale rikthimi në këtë stadium, ishte një mbrëmje e mrekullueshme. Tani duhet të reagojmë dhe të marrim pikë ndaj Barçës”, shtoi Ibrahimoviç.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel