Diego Costa udhëheq Chelsea-n

13/08/2014 00:00

Braziliani i natyralizuar si spanjoll, Diego Costa ka zhvilluar një ndeshje fantastike me ekipin e tij të ri, Chelsea, duke realizuar dy gola.

Londinezët zhvilluan gjatë së martës një miqësore ndaj spanjollëve të Sociedad dhe arritën të fitojnë me rezultatin e pastër 2-0.

Diego Costa u shpall kampion i Spanjës një vit më parë me Atletico Madrid, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë, por zgjodhi të transferohej në Londër gjatë merkatos së verës, ku do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mourinho.

Pas këtyre ndeshjeve të para, Mourinho po e pretë i qetë fillimin e sezonin të ri, pasi ka rregulluar sulmin, një ndër repartet më problematike të ekipit të tij.   

Top Channel