Hummels kapiten i Dortmund

10/08/2014 00:00

Manchester United është përpjekur gjatë gjithë verës për të bërë të tijin mbrojtësin kampion bote me Gjermaninë, Hummels dhe gjatë ditës së diel media të ndryshme kanë raportuar se ata ishin të gatshëm të paguanin deri në 30 milionë paund për gjermanin.

Megjithatë, trajneri i Dortmund, Jurgen Klopp e vlerëson jashtëzakonisht shumë mbrojtësin dhe vështirë se do ta lëshojë. Vendimi i tij për të emëruar Hummels si kapiten të ekipit, duket se ka zbehur shpresat e anglezëve për një transferim të mundshëm të lojtarit.

Një tjetër lojtar i Dortmund , i cili është vënë në shënjestër të klubeve më të mëdha europiane, është Maco Reus, por edhe për të, Dortmundi po bën të pamundurën për të mos e larguar, pasi do të ishte një goditje e madhe pas largimit te Gotze dhe Lewandoëski-t për të Bayern Munchen.

Top Channel