Guardiola: Green ka cilësi të mira

01/08/2014 00:00

Perfomanca e treguar në “Brazil 2014” e ka detyruar trajnerin e Bayern-it, Pep Guardiola ta grumbullojë në skuadër e parë talentin amerikan Julian Green.

19-vjeçari ka një nuhatje të mirë para portës dhe këtë e tregoi gjatë Kupës së Botës me atë gol ndaj Belgjikës.

Tani i takon atij ta vlerësojë siç duhet këtë shans për t’u bërë pjesë e një skuadre të madhe, ka përfunduar Guardiola, i cili njihet për aktivizimin e lojtarëve të rinj.

Kampionët e Gjermanisë po zhvillojnë një minifaze përgatitore në Amerikë, ku do të zhvillojë dhe dy ndeshje miqësore.  

Top Channel