Kallëzim penal për Sinan Tafaj

22/07/2014 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj ka deklaruar bërjen e një kallëzimi penal ndaj kreut të Shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj.

Në një prononcim për mediat, Veliaj ka bërë të ditur se Tafaj dyshohet për përvetësim fondesh. “Sinan Tafaj akuzohet për zhdukjen e 1.2 milion dollarëve”, ka thënë Veliaj.

Ministri ka paralajmëruar se do të bëhet rivlerësimi i aftësisë për të gjithë ata që marrin pensione invaliditeti, pasi sipas tij ka pasur shumë abuzime.

Sinan Tafaj është një nga kryesuesit e protestave që personat me aftësi të kufizuara po zhvillojnë për të kundërshtuar reformën e qeverisë për këtë kategori.

Top Channel