Brazil-Holandë, gabimi i dyfishtë i gjyqtarit

13/07/2014 00:00

Në minutën e dytë të ndeshjes Brazil-Holandë erdhi polemika e parë e finales së vogël. Në momentin kur Robben po dilte i vetëm përballë portierit Julio Cesar, Thiago Silva i shkakton faull.

Arbitri i ndeshjes, Djamel Haimoudi (Algjeri), tregon pikën e bardhë të 11-metërshit dhe i tregon kartonin e verdhë kapitenit të Brazilit duke bërë në këtë mënyrë dy gabime në gjykimin e tij.

Faulli i lojtarit të PSG-së u shkaktua jashtë zone dhe arbitri nuk duhet të kishte akorduar penallti. Gjithashtu, Thiago Silva ishte lojtari i fundit dhe meritonte kartonin e kuq. Robin van Persie u tregua i saktë duke shndërruar në gol 11-metërshin.

Edhe goli i dytë i holandezëve erdhi nga një tjetër gabim i arbitrit. Në minutën e 17 Daley Blind shënoi golin e dytë për Holandën, por aksioni nisi nga një pozicion jashtë loje i De Guzman.

 

Top Channel