Cruyff bën tifo për Gjermaninë

07/07/2014 00:00

Ish-futbollisti legjendar i Holandës, Johan Cruyff, ka theksuar që është për të ardhur keq që kombëtare si Brazili dhe Argjentina nuk e shfrytëzojnë talentin e lojtarëve të tyre dhe shtoi se Gjermania ka qenë skuadra që ka luajtur më mirë në këtë Botëror.

Në kolumnën e tij të përjavshme në gazetën holandeze ‘De Telegraaf’, Cruyff theksoi se për këtë arsye do të mbështesë Gjermaninë kur të luajë kundër Brazilit.

“Për të mirën e futbollit, shpresoj që të kalojnë gjermanët në finale. Më pëlqen shumë Toni Kroos, bën gjithçka mirë. E përdor topin në mënyrë perfekte”, shtoi ish-lojtari i Ajaksit dhe Barcelonës.

Top Channel