Gjyshi i Messit: Nuk vrapon më, nuk më bind

26/06/2014 00:00

Antonio Cuccitini, gjyshi nga nëna i Leo Messit, ka thënë se nipi i tij nuk po e bind aspak në këtë Botëror.

“Leo nuk po vrapon më, nuk më bind. Jam njeri i sinqertë dhe i them gjërat që mendoj”, deklaroi gjyshi i yllit të Barcelonës dhe kombëtares argjentinase për ‘Canal 3’ të Rosarios.

“E shikoj të plogësht, në Spanjë është më shpërthyes. Atje i driblon të gjithë kundërshtarët që i dalin para”, shtoi Cuccitini.

Gjithsesi, gjyshi beson se nipi i tij do i kthehet sërish niveleve të larta: “Me siguri që do të luajë më mirë. Nuk është Zoti, nuk mund t’i kërkojmë çdo gjë.”

Top Channel