Argjentina e Gjermania në kërkim të kualifikimit

21/06/2014 00:00

Argjentina dhe Gjermania dy skuadra që do të luajnë sonte në mbrëmje kanë mundësinë më të mirë që të sigurojnë biletën e kualfikimin që në ndeshjet e dyta në grupe.

Përfaqësuesja ku bën pjesë edhe Lionel Mesi do të përballet me Iranin, një skuadër e cila ka fituar vetëm 1 ndeshje në të gjitha botëroret ku ka marrë pjesë.  Ndeshja tjetër e Grupit F e cila do të luhet në orën 00:00 do të jetë mes Bosnjes dhe Nigerisë.

Paraqitja shumë e mirë ndaj Argjentinës, duket se e ka motivuar më shumë skuadrën ballkanase, e cila kërkon fitoren e saj të parë në një Botëror. Ndërkohë në orën 21:00 Gjermani do të presë Ganën, një sfidë kjo edhe mes dy vëllezërve Boateng ku njëri luan për gjermanët ndërsa tjetër për kombëtaren e vendlindjes së tij.

Trajneri gjerman Lëv kërkon që lojtarët e tij të bëjnë të njëjtën paraqitje si me Portugalinë, ndërkohë që ganezët do të dalin në fushë për të marrë fitoren e parë e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin e tyre në turin tjetër të Brazil 2014.

Top Channel