Boateng vs. Boateng

20/06/2014 00:00

Në “Afrikën e Jugut 2010”, Gjermania fitoi 1-0 ndaj Ganës në Johanesburg në ndeshjen që mbylli grupin D. Ai takim ishte përballja e parë mes dy vëllezërve të cilët luajnë për dy kombëtare të ndryshme.

Bëhet fjalë për Jerome Boateng, i cili luan për Gjermaninë, dhe Kevin-Prince Boateng, i cili luan për Ganën. Në Fortaleza ata do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit.

“Para katër vitesh humba, tani më takon të fitoj”, deklaroi Kevin-Prince, i cili me vëllanë e tij ndeshet edhe dy herë të tjera gjatë vitit pasi luajnë të dy në Bundesligë, Jerome me Bayern Munchen dhe Kevin me Schalke 04.

Babai i tyre duket se nuk i shijon ndeshjet mes djemve të tij: “Sido që të shkojë ndeshja, unë nuk gëzohem dot. Është e vështirë për mua.”

Top Channel