Balotelli bën shaka me Mbretëreshën e Anglisë

20/06/2014 00:00

SuperMario është i qetë dhe ka dëshirë për të qeshur dhe bërë shaka. Dhe këtë gjë e bën më së miri nëpërmjet rrjeteve sociale, ku mund të shpërndahet sa më shumë.

Në prag të sfidës së Italisë me Kosta Rikën futbollisti ka postuar në “Twitter” një nga shakatë e zakonshme  të tij, por kësaj radhe për Mbretëreshën e Anglisë.

Pas  sfidës  Uruguaji-Angli, ku praktikisht pas humbjes Anglia mbetet jashtë Botërorit ai ka shkruar, “nëse ne mundim Kosta Rikën dëshiroj një puthje sigurisht në faqe nga Mbretëresha e Anglisë” duke e mbyllur postimin me disa fytyra të qeshura. Po anglezët janë duke qeshur me këtë shaka të SuperMarios?

Top Channel