Aksident në Lushnje, plagosen bashkëshortët

13/06/2014 00:00

Një automjet ka dalë nga rruga në baj-pasin që lidh dy rrethrrotullime në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08 të së premtes, kur çifti i bashkëshortëve ka qenë duke udhëtuar në drejtim për në Fier.

Sipas policisë, Lefteri dhe Vilson Zaka, 58 dhe 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Lefteri Zaka ka marrë plagë të rënda ndaj është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Shkak i aksidentit nga hetimet e para policore ka rezultuar shpejtësia tej normave të lejuara, me mbi 160 kilometra në orë, në një zonë ku lëvizja e lejuar është me 60 kilometra.

Top Channel