NBA, Miami barazon Finalet

09/06/2014 00:00

Miami Heat ka fituar 98-96 ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e dytë të Finaleve të NBA duke barazuar kështu serinë në 1-1.

Skuadra e LeBron James, i cili në këtë takim shënoi 35 pikë dhe zotëroi 10 topa në tabelë, arriti të merrte një fitore shumë të vlefshme në transfertë duke u shndërruar tashmë në favorite për titullin.

Në këtë takim shkëlqeu edhe Chris Bosh, i cili shënoi 18 pikë.

San Antonios nuk i mjaftoi Tim Duncan me 18 pikë dhe 15 topa në tabelë.

Top Channel