Platini: Nëse Katari del fajtor, të rivotohet

05/06/2014 00:00

Presidenti i UEFA-s, Michelle Platini deklaroi se nuk është i penduar që i ka dhënë votën Katarit për zhvillimin e kampionatit botëror në 2022, por…

“Nuk pendohem për asgjë. Mendoja dhe mendoj ende që ishte zgjedhja më e mirë për FIFA-n dhe për futbollin botëror. Por nëse akuzat për korrupsion do të vërtetohen, atëherë do të na duhet të mbajmë një tjetër votim për të përcaktuar vendin organizator”, deklaroi ai në një intervistë për gazetën “L’Equipe”.

Ditët e fundit emri i Platini është përmendur në akuzat e ngritura fillimisht për mediat angleze për korrupsion në radhët e FIFA-s. Në to flitet për një takim të privat të kreut të UEFA-s me Mohammed Bin Hammam, njeri i shumëpërfolur rreth të cilit është ngritur skandali.

“Vetëm sepse kam ngrënë një drekë me një koleg e shoh veten të përfshirë në një skandal shtetëror të ngritur s’e di nga kush dhe s’e di për cfarë”, komentoi Platini duke këmbëngulur se nuk ishte i korruptuar dhe se pas gjithë këtyre akuzave të ngritura kundër tij qendronte dikush, por që ai s’e di.

Top Channel