Franca shkatërron autobusin e Botërorit 2010

29/05/2014 00:00

Franca ka vendosur të shkatërrojë autobusin e turpit, siç e quajnë autobusin e përfaqësueses që i transportonte për në Botërorin e Afrikës së Jugut, në vitin 2010.

Brenda pak minutash, autobusi u shkatërrua tërësisht, duke u shndërruar në një grumbull hekurishtesh.

Franca shpreson që, në këtë mënyrë, të mbyllë kapitullin e errët të Botërorit të shkuar, kur u eliminuan që në fazën e parë të grupeve, pasi grumbulluan vetëm 1 pikë.

Top Channel