Aksident në grumbullimin e Gjermanisë

28/05/2014 00:00

Dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti në Val Passiria, gjatë një ekzibicioni të Mercedesit në grumbullimin e kombëtares gjermane para fillimit të Botërorit.

Piloti i DTM-së, Pascal Wehrlein, për të shmangur veturën e drejtuar nga piloti i Formulës 1 Nico Rosberg, ka përfunduar jashtë rruge duke shtypur një punonjës sigurie dhe një turist 63-vjeçar. I moshuari është dërguar në spitalin e Bolzanos me dëmtime të rënda.

Sipas ‘Bild’, në bordin e makinës së drejtuar nga Wehrlein ka qenë mbrojtësi Benedikt Hoewedes, ndërsa në makinën e Rosbergut, Julian Draxler. Të dy këta lojtarë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

19-vjeçari Wehrlein, një talent i madh i kampionatit DTM, ka frenuar fort për të shmangur me Rosbergun. Nga frenimi i fortë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur dy burrat që po qëndronin afër vendit ku po kryhej ekzibicioni.

Top Channel