Shiu ‘ndal’ Mercedes

22/05/2014 00:00

Mercedes nuk toleron aspak rivalët, as në provat e lira. Dy makinat gjermane regjistruan kohët më të shpejta në provat e lira në pistën e Montekarlos, përkatësisht me Hamilton dhe pas tij Rosberg, por pasdite…

Hamilton dhe Rosberg regjistruan kohët më të mira në provat e lira të zhvilluara paraditen e së enjtes duke lënë pas Red Bull-in e Ricciardo-s më pas Alonso-n me Ferrari e fill pas tij Vettel. Por pasdite ndryshoi gjithcka dhe shkak ishte moti.

Në pistë nisën të binin pikat e para të shiut, i cili mesa duket është i vetmi që mund të ndalë Mercedes-in këtë kampionat. Në testet e pasdites Alonso regjistroi kohën më të mirë duke lënë pas të tjerët.

Ndërkohë, Montezemolo përgënjeshtroi zërat për një humbje besimi tek piloti spanjoll. “Alonso është i vetmi pilot në botë që cdo garë jep 200 përqind. Ai e di se sa besim kemi ne tek ai, jo vetëm për atë që jep në pistë, por edhe jashtë saj duke karikuar skuadrën”, deklaroi Montezemolo.

Top Channel