Simeone: Reali, i rrezikshëm me çdo skemë

22/05/2014 00:00

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, deklaroi në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s se “Real Madrid është një skuadër e rrezikshme me çfarëdo sistemi që të luajë” pasi sipas tij “ka një ekip të mbushur me lojtarë të mëdhenj”.

“Kanë luajtur me 3 mesfushorë qendre, me tre sulmues dhe tani, në fund të sezonit, e kanë kthyer në 4-4-2, një skemë që i ka dhënë shumë rezultate. Sido që të luajnë, ata janë të rrezikshëm”, tha “Cholo”.

Trajneri argjentinas vlerëson se finalja e arritur nga skuadra e tij është “kulminacioni i një pune që ka nisur që para tre viteve”.

“Cdo lojtar e ka të qartë detyrën e tij, vetëm kështu mund të forcojmë virtytet tona dhe të fshehim sa më mirë dobësitë që kemi. E rëndësishme është të punohet me përulësi”, tha Simeone.

Top Channel