F1, Vettel: Nuk ndihem mirë me makinën

20/04/2014 00:00

Sebastian Vettel ka deklaruar pas Cmimit të Madh të Kinës ku përfundoi i pesti se nuk ndihet mirë me makinën e tij Red Bull dhe se shoku i tij i skuadrës, Daniel Ricciardo, po tregon se makina kampione në fuqi ka mundësi për më shumë.

“Danieli po i merr maksimumin kësaj makine dhe mua më duhet shumë punë për t’u përmirësuar. Makina nuk është aty ku dua unë, por Danieli po tregon se kjo njëvendëshe mund të japë më shumë”, tha piloti gjerman.

“Nuk ndihem mirë me makinën dhe kam shumë punë për të bërë, por gjithçka do të rregullohet”, shtoi katër herë kampioni i Formulës 1.

Top Channel