Tifozët e Barçës ofendojnë lojtarët e tyre

13/04/2014 00:00

Lojtarët e Barcelonës i priti një ambient i tensionuar gjatë kthimit në Katalunjë pas humbjes së papritur në Granada.

Kur autobusi kaloi pranë stadiumit Camp Nou, një grup tifozësh iu drejtuan lojtarëve me fraza të tilla si: “Nuk keni turp”, “bij k…” apo “mendoni vetëm për Botërorin”.

Për Neymarin pati ofendime raciste, ndërsa portierit Pinto iu kërkua largimi i menjëhershëm nga Barcelona.

Futbollistët u kthyen në Camp Nou pas ndeshjes me Granadën për të marrë sendet personale dhe makinat që i kishin lënë në stadium. Vetëm Mascherano ndaloi për të qetësuar fansat e mërzitur.

Top Channel