Si u shkatërruan LHL-të në 2007-n?

14/11/2013 00:00

Gjatë shkatërrimit të 16 tonë armë kimike në Shqipëri, proces i cili përfundoi në vitin 2007, është përdoruri sistemi i trajtimit terminal. Por, si funkisionon ky sistem?

Ai përbëhet nga dy furra në seri, të ndjekura nga një sistem i reduktimit te ndotjeve standarte duke përdorur një ftohës të menjëhershëm dhe pastrues dy-fazor.

Pjesa kryesore e sistemit është furra qeramike statike ose e quajtur ndryshe si Djegësi.

Po çfarë është djegësi? Djegësi është një furrë e nxehur elektrikisht, e cila do të përdorej për të trajtuar termikisht agjentet kimike.

Furra e djegjes mbushet me një ngarkesë, ose me sasinë e duhur të agjenteve kimike ose edhe me materialët e ndotura nga agjente kimike.

Më tej furra nxehet në kushtet e pirolizimit deri në piken e avullimit të agjenteve kimike.

Procesi i operimit të furrës do të mbahet në këtë temperaturë derisa të gjitha përveç disa sasirave të vogla të agjenteve kimike do të avullojnë.

Veprimet e mësipërme të ngritjes së temperaturës bëhet në mënyrë të kontrolluar nga salla e komandimit të impiantit shkatërrues në përshtatje me pikën e avullushmërise së llojeve të agjenteve kimike që do të shkatërrohen.

Sapo cikli i avullimit të ketë përfunduar, temperatura e furres ngrihet 600 dhe 800 grade celcius dhe kjo bëhej me qëllim për të shkatërruar materialin mbetës të agjenteve kimike të shkatërruar.

Avujt e agjenteve kimike të shkatërruar nga Furra e Djegjes lëvizin në drejtim të furrës së dytë, e cila është një dhomë djegjeje me temperaturë shumë të lartë.

Në këtë furrë, procesi i djegies së avujve realizohet në një mjedis të pasur me oksigjen.

Furra e djegies nxehet me naftë të ndezur me lëndë djegëse dhe operohet në një temperature kostante afersisht 1,100°C me një qëndrim te gazit me teper se 2s.

Pas trajtimit në furrën e djegies 1,100°C, gazi del nga furra dhe hyn ne ftohësin shuajtës, ose i quajtur ndryshe ftohësi i menjehershëm.

Në ftohës, gazet e djegura ftohen me shpejtësi në një temperature afërsisht 80°C, duke realizuar  ngopjen e gazit me ujë të injektuar nëpërmjet spërkatesve.

Gjatë këtij procesi ftohjeje ndodh trysnia diferenciale në ftohës, e cila mbahet në një nivel kostant.

Ftohja e  menjëhershme e bën të mundur në këtë mënyrë parandalimin e formimit të dioksinës, si edhe largimin e një pjesë të materialit thërrmijor në shkarkuesin e gazit të djegur.

Gazet, pas daljes nga ftohësi hyjnë në pastruesin me dy faza, ku përbërësit e acidit dhe sulfurit të cilët janë prodhuar gjatë procesit të djegies neutralizohen dhe në këtë mënyrë ndahen nga rrjedha e lëvizjes së gazit.  

Pas daljës nga pastruesi, gazet kalojnë në dy filtra, të cilat nga njëra anë filtrohet materiali grimcor, si dhe nga ana tjetër filtrohen avujt e agjenteve për të parandaluar clirimin e tyrë në mjedis.  

Nga filtrat e sigurisë, shkarkimi kalon nëpërmjet një ose dy ventilatorëve me induktim, duke lejur daljën e tyre nga sistemi në atmosferë nëpërmjet një oxhaku vertikal.

Top Channel