“The Bourne Legacy” zapton klasifikimet

13/08/2012 17:45

Veteranë të sagës por edhe fytyra të reja, si Jeremy Renner, kanë bërë që “The Bourne Legacy” të zaptojë majat e klasifikimit në kinematë botërore.

Filmi aksion-spiunazh ka rrëzuar nga froni episodin e fundit të “Batman”, që deri fundjavën e kaluar mbretëronte i pashqetësuar prej tre javësh.

Pavarësisht daljes nga skena të Matt Damon, kapitulli i katërt i sagës ka arkëtuar në fundjavën e parë në SHBA dhe Kanada rreth 40.3 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë është konfirmuar dashuria e publikut për serinë e bazuar në librat e Robert Ludlum dhe Eric Van Lustbader.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA