Balotelli kërkon test atësie për fëmijën

03/07/2012 16:40

Pas përfundimit të ëndërrës së Euro 2012 në atë finale “makthi” përballë Spanjës, Balotelli është kthyer me këmbë në tokë, jo vetëm në jetën e tij sportive, por edhe atë personale.

Në ndeshjen përpara Gjermanisë, ku ai shënoi dy golat e fitores, sulmuesi i City mësoi ne telefon lajmin e gëzueshëm se ishte duke pritur një fëmijë nga e dashura e tij, Raffaella Ficco.

Lajmi e frymëzoi që të realizonte dy gola vendimtarë në atë gjysmëfinale, por tashmë 21-vjeçarit duket se i kanë lindur dyshimet e para dhe sipas një burimi pranë tij, “SuperMario” është i vendosur që të kërkojë të bëjë testin e atësisë për fëmijën.

Sipas të njëjtave burime, dyshimet kanë lindur pasi marrëdhënie e tij me modelen Ficco është duke përjetuar një moment krize dhe kontakti i tyre i fundit seksual duket se ka ndodhur në fund të muajit prill.

Mundësia që nga ky kontakt modelja të ketë mbetur shtatzanë nuk përjashtohet, por pesë javët e kaluar të ndarë, e kanë bindur Balotellin që përpara se të marrë përgjegjësitë e babait, të kërkojë realizimin e testit të ADN-së.

Top Channel